Edhe deputeti i LDK-së flet rreth ofertës së PDK-së për rrëzim të qeverisë

Aktuale

Edhe deputeti i LDK-së flet rreth ofertës së PDK-së për rrëzim të qeverisë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:50
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka komentuar deklaratat e bashkëpartiakut të tij, Lutfi Haziri, se PDK u ka bërë ofertë për ta rrëzuar qeverinë e Kosovës. Avdyli ka thënë se “kemi pasur edhe ne informata si deputet për një ofertë të tillë”.

Avdyli në DPT të Fidani ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të rrëzohet sa më shpejt.Ai ka thënë se kauza e LDK’së për ta rrezuar këtë qeveri është për keqqeverisje.

“ Ne kemi kauzë që kjo qeveri të rrëzohet për keqqeverisje. Ky është edhe qëllimi i jonë”.

Kurse kauza e PDK’së dhe Hashim Thaçit ka qenë për çështjen e shkëmbimit të territorit.

“ PDK dhe Thaçi e kanë qëllimin për ta rrezuar këtë qeveri, pasi Haradinaj ka dalë kundër idesë së tyre për ndarje të Kosovës. Ne nuk e përkrahim këtë kauzë”, ka thënë Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat