Tha se Thaçi e përfaqëson LDK'në, Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt

Aktuale

Tha se Thaçi e përfaqëson LDK'në, Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt

Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:53
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i është kundërpërgjigjur kolegut të tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pas akuzave të tij ndaj LDK’së.

Teksa ka komentuar refuzimin e LDK’së për t’u përfshirë në dialogun me Serbinë, Haradinaj ka thënë se partia e Isa Mustafës tashmë e ka përfaqësuesin e saj në dialog.

“LDK-ja le të rrijë edhe pak në opozitë sepse ka qenë mjaft në pushtet me PDK-në. Fundja ajo e ka përfaqësuesin e vet në dialog. Ai është presidenti Hashim Thaçi, i zgjedhur me votat e LDK-së pas marrëveshjes që lideri Isa Mustafa kishte bërë me Thaçin që t’i ndanin postet, njëri kryeministër e njëri president i vendit”, ka thënë sot Haradinaj.

Këtë deklaratë të Haradinajt, Avdyli e ka quajtur të turpshme.

“Kjo është paturpësi”, ka thënë ai në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Të jesh në koalicion me PDK dhe të thuash se Thaçi e përfaqëson LDK’në është e turpshme”, ka deklaruar Avdyli.

“Nuk ia vlen as të komentohet. Është nivel i ulët i politikës”, ka shtuar deputeti i LDK’së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat