Muja: Situata në Britani të Madhe është e koklavitur

Aktuale

Muja: Situata në Britani të Madhe është e koklavitur

Më: 16 janar 2019 Në ora: 06:52
Besnik Muja

Pasi parlamenti britanik ka rrëzuar me vota marrëveshjen e Theresa May për Brexit, për Klan Kosova në një lidhje direkte nga Londra foli studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Besnik Muja, i cili deklaroi se tani situata në Britani të Madhe është bukur senzitive.

“Ngjarja e sotme është përcjellë me vëmendje të madhe, marr parasysh rëndësisë që e ka. Vetëm 202 deputetë të parlamentit britanik votuan pro marrëveshjes, duke shënuar kështu humbjen më të madhe të një qeverie më Britani”.

“Humbja ka qenë mbi 230 vota, që shumica e kanë cilësuar si humbje dhe dorëheqje të menjëhershme te Theresa May, por pritet që nesër të mbahen disa takime me rëndësi që ta rishikojnë pozicionin e saj tutje”.

“Situata është bukur senzitive. Të gjitha drejtimet çojnë drejt zgjedhjeve të reja apo drejt dorëheqjes së kryeministres May. Pyetja më e madhe është se në çfarë drejtimi po shkon Britania e Madhe tani”.

“Nesër parashihet të mbahet një votim për mosbesim të qeverise së Theresa May, mirëpo duke e pasur parasysh rezistencën qe ajo e ka në partinë e saj, nuk ka një lidhje të qartë”.

“Ka rreth dy muaj se kur duhet te dalë Britania e Madhe nga Bashkimi Evropian, dhe kjo e bën situatën edhe me të koklavitur dhe senzitive”.

“Këtu është vërejtur një skepticizëm dhe shume marka me renome janë larguar. Pra është situatë e koklavitur duke e pasur parasysh se asgjë nuk është e qarte, sepse  nuk dihet se në çfarë drejtimi do shkojë ky shtet në raport me Bashkimin Evropian.”, deklaroi Muja,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat