Acarimi me Amerikën për taksën ndaj produkteve serbe

Aktuale

Acarimi me Amerikën për taksën ndaj produkteve serbe

Më: 16 janar 2019 Në ora: 08:37
Ilustrim

Analistët politikë vlerësojnë se krerët institucionalë të Kosovës duhet të kenë kujdes në retorikë, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe.

Sipas tyre, shteti më i fuqishëm në botë nuk do të heqë dorë përfundimisht nga Kosova dhe përkrahja ndaj saj ndonëse zhvillimet e fundit, siç thonë ata, i acarojnë marrëdhëniet me aleatin më të madh të vendit,

Sikurse Bashkimi Evropian (BE), edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ditëve të fundit kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta largojnë sa më parë taksën e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Megjithëkëtë, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për heqjen ose pezullimin e kësaj tarife, ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi deri në vitin 2022 nëse Serbia nuk e njeh Kosovën.

Pos ultimatumit për heqjen e tarifës në fjalë, SHBA-ja tashmë ia ka pamundësuar Haradinajt që të udhëtojë në Amerikë për “Lutjet e Mëngjesit”. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë kreu i ekzekutivit, i cili ka njoftuar se sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë prezent në Uashington.

Shkas i vështirësive për ta marrë vizën shefit të Qeverisë i është bërë pikërisht taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve serbe. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se zhvillimet e tilla mund t’i cenojnë raportet me SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat