Lideri i Kosovës, që u bë “avokat i Serbisë për ndarjen e Kosovës”

Aktuale

Lideri i Kosovës, që u bë “avokat i Serbisë për ndarjen e Kosovës”

Nga: N.Sh Më: 16 janar 2019 Në ora: 09:04
Harta e Kosovës

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook, thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar të bëhet avokat i Serbisë, për ndarjen e Kosovës.

Abazi, në një shkrim të gjatë, të titullua “taksa, SHBA dhe zgjidhja me kompromis”, flet për taksën, dhe PDK-në e cila, sipas tij, thotë se Thaçi po bën garë duke tentuar të paraqes si vendim të sjellur nga partia e tij, e cila përfaqësohet nga Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj.

Për rolin e Amerikës dhe Brukselit, si dhe për modelin e dy Gjermanive, por edhe në lidhje me taksën dhe zgjedhjen e këtij problemi, më poshtë e sjellim shkrimin e Haki Abazit:

Taksa, SHBA dhe zgjidhja me kompromis

Besoj eshte momenti duhur dhe i domosdoshme per te lejuar hapesire qe te shikohet situata e krijuar pas vendosjes se takses nga shume dimensione dhe ne menyre krejtesisht te sinqerte. E para perderisa permbrenda Kosoves Thaci po ben gare duke tentuar qe ta paraqese si vendim te sjellur nga partia e tij e perfaqesuar nga Kardi Veseli dhe Enver Hoxhaj, ne kanalet nderkombtare si ne Bruksel ashtu edhe ne Ëashington ka paraqitur qendrim kunder takses per produktet e Serbise. Ketu eshte edhe vegeza per te dekonstruktuar se cfare ne fakt eshte duke synuar Thaci me dialogun dhe pse ka pranuar te behet avokat i opcionit te Serbise per ndarjen e Kosoves dhe nje marreveshje qe eshte e rregulluar sipas modelit te dy Gjermanive qe poashtu si opcion eshte pergaditur ne Beograd. Keto opcione e bejne problemin e Kosoves vetem gjeopolitike qe perjashton pergjegjesine e Serbise per ate qe ka bere dhe perjashton te drejten e qytetareve te Kosoves per te vetvendosur sipas vendimt te gjykates nderkombetare te drejtesise. Kthim mbrapa dhe i rrezikshem.

Taksa eshte duke u perdorur nga Thaci per te ndertuar presionin ndaj Qeverise per te pranuar ndarjen. Eshte e qarte qe BE asnjehre nuk ka bere presion ne Serbine per te ndaluar fushaten kunder njohjeve dhe kunder anetaresimit dhe e nuk e ka "qortuar" Serbine per veprimet dekonstruktive siq kane qene puna e barrikadave ne veri, arrestimi i shqiptareve ne Serbi, tensionet ne Lugine, deklaratat e Vucicit per Millosevicin si hero ne mes te Kosoves qe jane fyerje dhe poshterimi i gjithe populllit dhe viktimave te luftes, tentimin per te futur trenin etj. Perderisa ka marre fushate kunder qeverise se Kosoves per shkak te takses kunder produkteve serbe. Kjo tregon qe BE aspak nuk e ka Kosoven ne prioritet dhe ne nuk e merr fare seriozisht, perderisa e ka gjetur formen qe nepermejt Kosoves te mbaje Serbine ne nje raport te drejtperdrejt kundrejt kerncnimeve Serbe se mund te krijoje hapesire per nje rol te shtuar te Rusise ne Ballkan. Ne anen tjeter trysnia Amerikane po vije po thuaj se e amplifikuar nepermejt "autoparlanteve" te Thacit. Deklaratat se administrata amerikane ka kerkuar kete apo ate pozicionim jane me shume kerkesa te ambasadores se Kosoves ne Ëashigton qe eshte njeri lojal i Thacit se sa qendrim i vet administrates e cila ne fakt nuk eshte aspak e fokusuar me prioritet ne Kosove. Ndryshe ky komunikim do te behej nepermejt njerezve te autorizuar dhe ambasades Amerikane ne Kosove.

Momentalisht fokusi eshte ne perplasjen e Presidentit Trump me Nansi Pelosin, kryesuesen e Kongresit Amerikan dhe perfaqesuesen e demokrateve te cilet kane kundershtuar ndertimin e murit me Meksiken dhe gjithashtu me problemin e madhe qe ka lindur si rezultat i vendimit te terheqjes se trupave amerikane nga Siria e qe per rrjedhoje ka hapur mundesine e nje perplasje shume te rrezikshme ndermejt Amerikes dhe Turqise sa i perkt trajtimit te kurdeve nga ana e Turqise pas terhqjes se trupave amerikane. Keto dhe zhvillimet dramatike ne pjeset tjera te botes e kane lene ne hije gjithe procesin e nuk do te ishte keq te mbetet keshtu per nje kohe.

Eshte natyrshme qe perpara mundesise per thirrje nga gjykata speciale qe mund te ndodhe deri ne fund te muajit Mars dhe perfundimit te ceshtjes se emrit te Maqedonise , Thaci eshte duke intensifikuar tentimin qe te paraqese vehten si nenshkrues i nje marreveshje te paqes me Serbine e qe rrjedhimsht do t'i krijonte se paku ne tentimin e tij nje lloj imunitieti ndaj gjykates speciale dhe do ta perjashtonte ose qelimshme e ka perjashtuar Ramushin nga loja, per te marre kredine per vete si paqeberes. Edhe njehere po perseris se pas deshtimit qe ta bindin Gjermanine dhe rrethin e Ahtisaarit se bashku me Rohan, per te perkrahur ndryshimin e kufinjeve ne Ballkan, fokusimi eshte bere te gjendet cfaredo forme per te thene se ka perkrahje dialogu gje qe verete e ka bere Trump me letren e tij por duke mos u percaktuar ne menyre eksplicite se do ta mbeshteste ndarjen perderisa BE dhe zyra e Mogherinit te vetmen brengosje kane pasur qe ndarja e Kosoves te mos krijoj kerkesa te Shqiptareve te Maqedonise per tu ndare. Bosnja ne anen tjeter eshte ne rrezik shume te madhe.

Zgjidhja: Per te mos u treguar naiv edhe njehere ne raport me Serbine por edhe me bashkesine nderkombetare, atehere pas te gjitha deshtimeve te tanishme qe ta bindin serbine qe te hap uren ne veri, ta heq Kosoven nga preambula e kushtetutes, refuzimit qe te implmentohen marreveshjet e nenshkruara, refuzimit qe te nderprese fushaten anti-njohje dhe anti antaresim, te nderpreje sabotimin energjetik te Kosoves, atehere tani eshte koha qe bashkesia nderkombtare te kerkoje dhe Serbia te bejne hapin e tyre te madhe per njohjen e Kosoves dhe lejimin e anetaresimit ne OKB e pastaj si dy vende te ndernjohura te ulen ne negociata per cfaredo teme perfshire edhe percaktimin perfundimtare te kufirit. Marreveshja me shpresen se njohja do te vije eshte perseritje e gabimit nga e kaluara dhe thellim i krizes drejt zhberjes se shtetit, kjo nuk duhet lejuar per asnje cmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat