Daçiq për incidentin në dialog: Për pak të ndodh rrahja në takimin me shqiptarët në Bruksel

Aktuale

Daçiq për incidentin në dialog: Për pak të ndodh rrahja në takimin me shqiptarët në Bruksel

Nga: F.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 09:39
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar gjatë njërit nga takimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel se për pak të ndodh një rrahje ndërmjet tij dhe ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi ka thënë Daçiq, për “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ministri Daçiq e ka konfirmuar incidentin pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se ministri i mëhershëm i Drejtësisë në Kosovë gjatë një takimi me delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës është vërsul në Daçiqin dhe ati i është dashur të i dal në mbështetje.

Si ka deklaruar Daçiq kjo situatë ka ndodhur vite më parë kur ai ishte kryeministër dhe kur në delegacionin serb ishin ai edhe Vuçiq.

 

Ai shtoi se në atë takim më ekstremë ishin ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe Edita Tahiri.

“Unë jam nervozuar iu kam thanë gjithçka – kush janë ata që vazhdimisht sulmojnë Serbinë se kemi kryer gjenocid, asgjë ata nuk pranojnë. Kur Kuçi se ne serbët jemi vrasës për pak sa nuk ka ardhur tek përleshja fizike”, ka thënë Daçiq.

“Kemi kërcyer mbi tavolinë edhe Kuçi edhe unë që të konfrontohemi fizikisht. Atëherë Vuçiq ka kërcyer dhe ka pasur fjalë shumë të rënda në mënyrë që të ndalen. Bile edhe Ketrin Eston e pat ndërpre takimin”, tregon Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat