Haradinaj: Taksa s’ka të bëjë me Amerikën, ka të bëjë me Rusinë dhe Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Taksa s’ka të bëjë me Amerikën, ka të bëjë me Rusinë dhe Serbinë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:33
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk pret që të acarohen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe BeH.

Ai ka thënë se vendimi i masës mbrojtëse nuk është ndaj Amerikës, por kundër Serbisë dhe Rusisë.

Haradinaj: Taksa s’ka të bëjë me SHBA-të, ka të bëjë me Serbinë dhe Rusinë

“Sot e heqim (taksën) nëse ka marrëveshje për njohje, pra jo në shkurt, por mundem mos me heq asnjëherë derisa Serbia s’është e gatshme të na njoh. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën, kjo ka të bëjë me Rusinë dhe Serbinë. Ne jemi në kufi me Serbinë dhe me Rusinë, fytyra e Serbisë e cila është e shihni nesër me Putinin në Beograd. Fytyra jonë, e dini cila është. Pra mos u mërzitni për këtë”, ka thënë ai.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë një vizite në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ish-kryeministri Isa Mustafa pati kritikuar Haradinajn për emërimin e drejtorit të ri në AKP, Valon Tolajn, i cili vjen nga radhët e AAK-së, të cilës parti i takon edhe vetë kryeministri. Haradinaj kërkoi nga drejtori i ri angazhim në AKP, në të kundërtën do të jetë kritik sikur opozita.

Haradinaj: Tolaj, nëse punon keq do ta kritikoj sikur opozita

“E vërtetë është se kemi qenë koleg gjatë me Tolaj, kam shumë respekt. Nëse punon mirë me siguri ata që më kanë kritikuar më falënderojnë, nëse punon keq do të bëhem edhe unë me ta. Jo veç për të kritikuar, por me iu kthye kundër”, porositi Haradinaj.

Ndërsa përsëriti se ky do të jetë vit i ekonomisë, kreu i Ekzekutivit ka thënë se AKP-ja është një institucion i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Haradinaj: AKP, institucion I rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

“AKP është një institucion i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, ngaqë të gjitha veprimet e AKP-së munden me ndikuar direkt në trendet e zhvillimit ekonomik. Po ashtu, kemi tema që shqetësojnë Agjencinë, të cilat na obligojnë neve të merrem me to. Besoj që ajo që kam deklaruar që 2019 është vit i ekonomisë do të vërtetohet që do të ndodhë një nxitje ekonomike edhe më e madhe se sa ajo që është e planifikuar”, tha ai.     

Ndërsa, drejtori i AKP-së Valon Tolaj ka thënë se mbështetja e Qeverisë është qenësore për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe premtoi se do të rrisin vëllimin e punës në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Tolaj: AKP do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik

“Do të japim maksimumin dhe do të rrisim dinamikën e gjithë asaj që ne mund të ofrojmë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të vendeve të punës, si dhe thithjes së investimeve të jashtme dhe vendore. Ato asete, të cilat I kemi në administrim supozojmë që i kemi disa me rëndësi dhe do të tentojmë që të gjemë mënyrën më të mirë që të arrijmë caqet e përbashkëta”, tha Tolaj.

Ndryshe, më 26 nëntor të vitit të kaluar Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit kishte emëruar Valon Tolajn në pozitën drejtor menaxhues me mandat prej katër vjetësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat