Vulin në takimin me komandantin e KFOR-it kërkoi që ky mision të mbetet në kapacitete të plota në Kosovë

Aktuale

Vulin në takimin me komandantin e KFOR-it kërkoi që ky mision të mbetet në kapacitete të plota në Kosovë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:53
Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin kë deklaruar sot se për Serbinë është e papranueshme formimi i Ushtrisë së Kosovës, se KFOR-I është garanti I vetëm I sigurisë në hapësirën e Kosovës dhe ka kërkuar që kz mision të mbetet në kapacitete të plota pa zvogëlimin e numrit të pjesëtarëve.

Si thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, Vulin e ka thënë këtë në takimin e rregullt që mbajti me komandantin e KFOR-it Lorenc D’adario, ku ka kërkuar që të mbahet niveli i mirë i bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë së Serbisë.

“KFOR” paraqet formacionin e vetëm ushtarak legjitim në Kosovë, ndërsa popullata serbe në te sheh garantuesin e vetëm të sigurisë” ka thënë Vulin.

Vulin ka shtuar se vendimi për zvogëlimin e forcës së KFOR-it duhet të varet nga vlerësimi i zhvillimi I situatës në aspektin politik edhe ushtarak dhe indikatorëve të gjendjes së sigurisë, dhe jo në bazë të datave të përcaktuara.

D’Adario ka deklaruar se respekton pozicionin e Qeverisë së Serbisë dhe “ përmbajtjen gjatë incidenteve në situatën në Kosovë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat