Mbahet punëtoria në mes MPJ-së dhe BE-së mbi vlerësimin e kërcënimeve hibride

Aktuale

Mbahet punëtoria në mes MPJ-së dhe BE-së mbi vlerësimin e kërcënimeve hibride

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:01
MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Prishtinë, respektivisht Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të BE-së, kanë mbajtur punëtorinë, ku është prezantuar Pyetësori mbi Vlerësimin e BE-së mbi Kërcënimet Hibride.

Në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi të rëndësishëm, zëvendësministri Anton Berisha, vlerësoi lart këtë vizitë dhe theksoi se gatishmëria  e Republikës së Kosovës për realizimin kësaj punëtorie është  shembull i bashkëpunimit me institucionet kompetente të BE-së.

Ai u zotua se MPJ, si autoritet kontakti i këtij projekti strategjik në koordinim me institucionet kompetente të vendit, do të jetë në nivel të përgjegjësive për të adresuar dhe finalizuar kërkesat e dala nga kjo punëtori. 

Aktiviteti i përbashkët është mbajtur duke iu referuar kërkesës zyrtare të zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës  Behgjet Pacolli, drejtuar Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat