Mustafa ngushëllon Slloveninë: Majhen, një diplomat i paqes

Aktuale

Mustafa ngushëllon Slloveninë: Majhen, një diplomat i paqes

Më: 16 janar 2019 Në ora: 20:13
Isa Mustafa

Me rastin e vdekjes së ish-ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, kryetari i LDK-së Isa Mustafa familjes dhe gjithë popullit slloven u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

“Ish-ambasadori slloven do të mbetet model i një diplomati të përkushtuar në kultivimin e paqes në rajon dhe më gjerë. Ai gjithashtu ofroi përkrahjen e shtetit të Sllovenisë duke krijuar raporte të mira bashkëpunimi me Kosovën”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat