Fisnik Ismaili: Për ata që m’thonë se e kemi tradhtue votën, ju pyes se çfarë…

Aktuale

Fisnik Ismaili: Për ata që m’thonë se e kemi tradhtue votën, ju pyes se çfarë…

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2019 Në ora: 20:30
Fisnik Ismaili

Duke filluar nga sot, qytetarët e Kosovës do ta kenë të lehtë identifikimin e origjinës së produkteve në marketet tona.

Kjo, pasi pranë secilit produkt, është vendosur flamuri i shtetit të origjinës.

Për këtë arritje, është mburrur edhe Fisnik Ismaili, deputeti i Partisë SocialDemokrate, e cila ishte iniciuese për fillimin e zbatimit të amandamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, përcjell Bota sot.

Deputeti Ismaili, në një postim në Facebook, ka thënë se PSD do të punojë për secilin qytetar të Kosovës dhe lehtësimin e jetës së tyre.

“S'ka hiç dert a e kalojmë pragun, apo jo. Jemi betue që kemi me punue për secilin qytetar, që me ia ndreqë jetën sadopak, e për qet shtet, që me e forcue sa më shumë”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë i Ismailit:

Ashtu si roamingu, pikat kufitare, e do nisma tjera të vogla, por të lezeçme, edhe kjo me flamujt e shteteve prodhuese po realizohet, falë angazhimit të një grupi të vocërr deputetësh, të cilët s'vlejnë as 2%, por ja që edhe me qat 2%-sh po bëjnë më shumë gjana praktike e të dobishme se partitë e mëdha, të cilave më me rëndësi iu duket me u shajtë e bllokue procese, në dëm të qytetarit.

S'ka hiç dert a e kalojmë pragun, apo jo. Jemi betue që kemi me punue për secilin qytetar, që me ia ndreqë jetën sadopak, e për qet shtet, që me e forcue sa më shumë.

Për çdo të shame, ju kthej 3 herë puthje. Për çdo koment që m'thotë se e kemi tradhtue votën, ju pyes se çfarë procesi të vetëm bani partia juej, që me ju ba jetën më të lehtë qetu...

Me dashni i kemi hy kësaj pune. Edhe derisa të zgjatë, me dashni kemi me e ba çdo punë tjetër. Pa smirë, pa fyemje, pa shtyemje, veç me punë, e me dashni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat