Haradinaj i përgjigjet Putinit për politikat e SHBA-së dhe aleatëve në Ballkan

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet Putinit për politikat e SHBA-së dhe aleatëve në Ballkan

Më: 16 janar 2019 Në ora: 21:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin, duke pohuar se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan, nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim, por një prezencë ruse aktive në Ballkan, nënkupton të kundërtën e saj.

“Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat