Mustafa tregon a do të bëhet LDK-ja pjesë e Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Mustafa tregon a do të bëhet LDK-ja pjesë e Qeverisë Haradinaj

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2019 Në ora: 21:22
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar se kjo parti me asnjë kusht, nuk do të bëhet pjesë e qeverisë aktuale.

Mustafa në një postim në Facebook, ka thënë se qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet sa më parë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, LDK është unike dhe nuk i ka dy zëra.

Mustafa ka theksuar se nga opozita LDK-ja e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Ai poashtu ka thënë se po përpiqen ta manipulojnë qëndrimin e LDK-së për ta dëmtuar partinë e tij.

Postimi i plotë i Mustafës.

Të dashur miq,

LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat