Limaj: S’lejojmë të fyhemi dhe të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Aktuale

Limaj: S’lejojmë të fyhemi dhe të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:25
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj janë lodhur duke u trajtuar si të lënë pas dore.

Limaj në emisionin Zona B, tha që Bashkimi Europian (BE) duhet ta kuptojë që pozicioni i Kosovës po ndryshon dhe tashmë sipas tij nuk jemi të gatshëm të pranojmë “fyerjet”.

“Bashkimi Europian nuk është mësuar të dëgjojë fjalë dhe të shoh qëndrimin e Kosovës për një kohë të gjatë kështu dhe nganjëherë unë i kuptoj mesazhet e ndryshme dykuptimëshe që dërgojnë”.

“Fakti se pozicionimi politik i Kosovës po ndryshon tregon ne nuk jemi të gatshëm më të ndihemi të fyer, nuk jemi të gatshëm më ta pranojmë fyerjen – nuk jemi të gatshëm më të jemi shtet indiferent dhe të na trajtojnë si të tillë dhe këtë duhet ta kenë të qartë vendet e rajonit dhe Bashkimi Europian”.

“Ne nuk jemi të gatshëm më të ulim zërin dhe ta pranojmë fajin për mosliberalizmin e vizave, ne besojmë që është një zhgënjim i madh dhe padrejtësi e madhe që BE-ja ja ka bërë Kosovës”.

“Ne e kemi lënë një vend më dy million njerëz të izoluar pa të drejtë – na ka premtuar BE-ja duke na bërë presion për demarkacionin si kusht i vetëm dhe s’ka liberalizim. Duhet ta themi se po e ndjejmë veten si qytetarë të rendit të dytë dhe si të tradhtuar edhe si shtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat