Bahtiri: Ka ardhur koha të korrigjohet e padrejta që i është bërë qytetarëve të Mitrovicës

Aktuale

Bahtiri: Ka ardhur koha të korrigjohet e padrejta që i është bërë qytetarëve të Mitrovicës

Më: 16 janar 2019 Në ora: 23:42
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës  Agim Bahtiri, ka folur rreth peticionit për bashkimin e Mitrovicës. Ai ka treguar se peticionin me nënshkrime e ka dorëzuar tek kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Bahtiri ka thënë se peticionin e kanë nënshkruar mbi 16 mijë qytetarë.

Bahtiri ka treguar në emisionin “DPT Te Fidani”, se gjatë takimit me Kadri Veselin kanë folur rreth peticionit dhe sipas tij ka marrë premtim që peticioni do të shkojë në grupe parlamentare.

“Mbi 16 mijë nënshkrime janë dhënë në këtë peticion.. Ka edhe njerëz të komunitetet serb që e kanë nënshkruar”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka treguar se peticioni është dërguar menjëherë në sekretari të Kuvendit.

“ Nuk kemi folur për kohën. Por besoj që do ti kalojë të gjitha procedurat dhe ky peticion të merret seriozisht”.

Ai ka thënë se tash është koha që të bashkohet Mitrovica, sepse sipas tij qytetarët e këtij vendi e meritojnë një gjë të tillë.

"Unë besoj që të gjithë deputetë e Kuvendit do ta votojnë këtë peticion”.

"Shpresoj se do të kalojë, sepse është koha."

"Ka ardhur koha të korrigjohet e padrejta që i është bërë qytetarëve të Mitrovicës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat