Haradinaj: Vizioni i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës frymëzim i lirisë

Aktuale

Haradinaj: Vizioni i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës frymëzim i lirisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 08:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka kujtuar 37-vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Haradinaj ka vlerësuar se vizioni i tyre ishte frymëzim i të gjitha gjeneratave vijuese.

Postimi i Haradinajt në Facebook

Në 37-vjetorin e rënies, i kujtojmë me respektin më të thellë të rënët e 17 janarit 1982, veprimtarët e shquar të çështjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Me vrasjen e tre lajmëtarëve të lirisë u tentua të shuhej zëri i Kosovës dhe e vërteta e saj. Vepra e vizioni i tyre ishin frymëzim dhe udhërrëfyes i të gjitha gjeneratave vijuese në angazhimet për lirinë e vendit, deri në mobilizimin e përgjithshëm të popullit tonë, në fundin e shekullit të njëzet. Nderim i përjetshëm heronjve të kombit, që i dhanë drejtim projektit të shumë brezave, deri në lirinë e plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat