Ibrahim Kelmendi flet për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, tregon pse u vranë

Aktuale

Ibrahim Kelmendi flet për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, tregon pse u vranë

Nga: N.Sh Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:03
Ibrahim Kelmendi

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, thotë se, tre heronjë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhos Gërvalla, u vranë për t’u penguar që ta udhëheqin veprimtarinë e tyre çlirimtare.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi shprehet se, pas themelimit të Lëvizjes për Republikën e Kosovës, ndodhi vrasja e trefishtë barbare.

Lexojeni postimin e Kelmendit:

37-VJETORI I VRASJEVE TË HERONJVE JUSUF GËRVALLA, KADRI ZEKA E BARDHOSH GËRVALLA.

Personalitetet e shquara të historisë së re të popullit tonë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, u vranë për t'u penguar ta udhëhiqnin veprimtarinë çlirimtare.

Më 17 Janar 1982 bashëvendosem themelimin e Lëvizjes për Republikën e Kosovës. Ai vendim u komplotua me atë vrasje të trefishtë, barbare, dhe me komplotet e pastajmë. Vetëm në vitin 1987 mundem të mbanim Kuvendin e parë, për ta profilizuar Lëvizjen në frymën dhe përcaktimin e themeluesve të saj - duke e konsoliduar në Organizatë demokratike, pluraliste, çlirimtare!

Të përjetshëm qofshin kujtimi dhe respekti për Heronj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat