Bloomberg: Thaçi dhe Vuçiq iu kthyen aleatëve të vjetër, pas përgjigjes së ftohtë të BE-së për korrigjim të kufijve

Aktuale

Bloomberg: Thaçi dhe Vuçiq iu kthyen aleatëve të vjetër, pas përgjigjes së ftohtë të BE-së për korrigjim të kufijve

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:54
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq do të provojnë që marrëveshjen finale Kosovë-Serbi ta nënshkruajnë me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Rusisë. Kështu thuhet në një shkrim të mediumit amerikan 'Bloomberg', sipas të cilit kjo lëvizje e dy liderëve ballkanik drejt SHBA-së e Rusisë, po vjen si pasojë e kundërshtimit që hasen nga BE-ja për idenë e korrigjimit të kufijve.

Përmes vizitës së Vladimir Putinit në Beograd, Aleksander Vuçiq po përpiqet që të nxisë përpjekjet e Moskës për arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Kështu shkruan mediumi amerikan ‘Bloomberg’, sipas të cilit kjo vizitë e presidentit rus në Serbi, është një mesazh nga Aleksander Vuçiq nuk është duke u pajtuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian karshi idesë së tij për prekje të kufijve, që u pa si një veprim që do të mund të nxiste konflikte ndër etnike si ai që shkatërroi Jugosllavinë e ku mbetën të vrarë më shumë se 100 mijë njerëz.

Në këtë shkrim thuhet se tashmë për arritjen e marrëveshjes finale, Hashim Thaçi është drejtuar nga SHBA-ja, ndërsa Aleksander Vuçiq po kërkon mbështetjen e Rusisë.

Ndër të tjera kjo vizitë e Putinit në Serbi shihet edhe si një vazhdimësi e paqëndrueshmërisë së politikës së jashtme të Serbisë. Kështu thotë Sena Mariç një studiuese e lartë në Qendrën e Politikave Evropianë në Beograd.

“Vendi duhet të përafrohet plotësisht me politikën e jashtme të BE-së. Një numër i madh i shteteve anëtare të BE-së e perceptojnë se raportet Serbi-Rusi janë një çështje e cila mund të pengojë anëtarësimin e Serbisë në instancat euro-atlantike”, ka thënë ajo.

 Gazeta thotë se Thaçi e Vuçiq janë kthyer nga aleatët e tyre të vjetër, pas përgjigjes së ‘ftohtë’ që kanë marrë nga shtetet e Bashkimit Evropian për idenë e tyre të korrigjimit të kufijve.

Rusia në njërën anë ka thënë se e mbështet një  marrëveshje e cila është e mirë për Serbinë, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump , në letrën e dërguar ditë më parë ka ftuar të dy palët që të arrijnë shpejt një marrëveshje finale që do të nënshkruhej në Ëashington, kërkesë që nuk u kundërshtua nga asnjëra palë.

Ndër të tjera thuhet se Vuçiq do ta shfrytëzojë këtë vizitë të Putinit si masë kundër protestave të shumta kundër tij në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat