Limaj: Skënderbeu mbetet prijësi ynë më i madh dhe identiteti ynë

Aktuale

Limaj: Skënderbeu mbetet prijësi ynë më i madh dhe identiteti ynë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:00
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeun në 551-vjetorin e rënies.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, thotë kryetari Limaj, se ishte një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës i cili, me fitoret e ushtrisë së tij në krye të Shtetit të Arbërit, u bë burim frymëzimi për brezat dhe gjeneratat e mëpastajme në përpjekjet shekullore të shqiptarëve për t’i realizuar të drejtat e tyre.

“Për çdo shqiptar Skënderbeu mbetet prijësi ynë më i madh dhe identiteti ynë me të cilin mburremi para botës. Viti i kaluar ishte përvjetori jubilar i tij, i cili na kujton historinë dhe lavdinë e popullit tonë ndër shekuj”, ka shkruar kryetari Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat