Apostolova: LDK të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e Kosovës

Aktuale

Apostolova: LDK të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e Kosovës

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:22
Nataliya Apostolova

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot u takua me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën bisedoi për situatën aktuale politike në vend.

Mustafa e njoftoi Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, Apostolova inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat