Zëvendësministri i FSK-së, Ramadani: Ajo që pamë sot në Beograd, po quhet “Samit anti-Nato”

Aktuale

Zëvendësministri i FSK-së, Ramadani: Ajo që pamë sot në Beograd, po quhet “Samit anti-Nato”

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:22
Burim Ramadani

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka thënë se është e njohur tashmë se Serbia quhet “Rusia e Vogël” në Ballkan.

Ramadani, në “Debat Plus”, ka thënë se synimi i Federatës Ruse është të shtrihet influenca edhe në Ballkan.

“Të vetmen hapësirë të sigurt për të shtrirë influencën neoperandorake në Ballkanin Perëndimor, Rusia e ka Serbinë. Rusia shtrirjen e dorës së saj dëshiron ta bëjë edhe në Bosnje, Mal të Zi, por edhe në Kosovë”.

Zëvendësministri i FSK-së ka thënë se ajo që ka ndodhë sot në Beograd, nga shumëkush është quajtur si një “Samit anti-NATO”, i Rusisë dhe aleatëve të saj bë Ballkan.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës këtë takim e kanë përcjellë me kujdes, por sipas tij këtë gjë duhet ta bëjnë edhe shtetet perëndimore-demokratike.

“Edhe partnerët tonë perëndimor, shtetet demokratike duhet të shohin tepër qartë se po bëhet një lëvizje konkrete kundër NATO-s në Ballkanin perëndimor”, deklaroi ndër të tjera Burim Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat