Konjufca flet për “zhdukjen” e Thaçit, thotë se është njeriu më jotransparent

Aktuale

Konjufca flet për “zhdukjen” e Thaçit, thotë se është njeriu më jotransparent

Më: 17 janar 2019 Në ora: 23:41
Glauk Konjufca

Drejtuesi i Grupit Parlamentar dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes, Glauk Konjufca ka folur rreth mungesës së Presidentit Thaçi në Kosovë tani e 10 ditë. Konjufca ka thënë se Thaçi është duke i shpeshtuar udhëtimet e tija të fshehta.

Konjufca në DPT  ka thënë se Hashim Thaçi është njëri më jo transparent në vend. Sipas tij ai shumë udhëtime i mban sekret.

 “ Nuk dihet gjë për fatin e tij. Nuk e paskam pas ditë që 10 ditë nuk është ai në Kosovë. Sipas njoftimeve ai është në pushime dimërorë”, ka thënë Konfufca.

Ai ka thënë se pushimet apo udhëtimet zakonisht bëhen publike. Por sipas tij, presidenti po e bënë shpesh këtë duke i mbajtur sekret udhëtimet.

“Thaçi nuk i bënë tarsnaperete udhëtimet e tij. Është politikani më jo transparent në vend”, ka thënë ai.

Konjofca thotë se udhëtimet e tij duhet të bëhen publike edhe nga zyra e tij.

“ Të paktën duhet të dihet se ku gjendet presidenti i shtetit. Duhet të tregohet se a është në pushime me familje apo në ndonjë udhëtim sekret”. Vlen të përmendet se ka më shumë se 10 ditë qëkur presidenti Hashim Thaçi nuk është shfaqur në publik. Vendndodhja e presidentit Thaçi vazhdon të mbetet e fshehtë.  Derisa nga Zyra e Presidentit ka thënë se ai ndodhet në pushime dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat