Gjini godet analistët dhe moderatorin e Zonës B për taksën, i quan debilë dhe coftina

Aktuale

Gjini godet analistët dhe moderatorin e Zonës B për taksën, i quan debilë dhe coftina

Më: 17 janar 2019 Në ora: 23:56
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovë, Ardian Gjini, ka hedhur kritika të ashpra ndaj njerëzve që janë deklaruar kundër takës. Ai në një status në Facebook ka fyer edhe analistët, moderatorët. Madje nuk ka hezituar edhe t’i quaj debilë.

“Një tip në debat sonte tha: “Me Rusinë jemi prishur,... me BE i kemi marrëdhëniet problematike,...nuk guxojmë me u prish edhe me Amerikën... Kosova nuk mundet me i përballu krejt këto sfida.” Në rrethana tjera i kisha thënë: Debil. Por nuk po i them!”.

Gjini tutje ka folur edhe për vizitën e Putinit në Serbi. Ai ka thënë se askush nuk duhet të këtë frik nga kjo vizatë. Sipas tij ata që frikësohen nga kjo vizitë janë kundër Amerikës.

“Çka dreqin u tmerruat që erdhi Putini në Serbi? Mos po tuteni pahiri?  Me u tut prej Putinit nënkupton mos me i besu Amerikës!  Po rrezikoj të flas në emër të tyre por jam i bindur se Amerika nuk mund t’iu besojë coftinave që tuten prej Putinit.  Hiq gjallë nuk kemi pa Amerikën! Hiq!.

Ky është statusi i plotë i Gjinit në Facebook:

Argumentimet e sontme për taksën dhe nevojën për heqjen e saj nga disa analistë, seriozisht sipërfaqësorë në çdo aspekt, janë kulmi i cinizmit shoqërorë dhe mediatik.

Shumë prej tyre ishin të llojit mazohist ndaj vendit të tyre.

Për hir të argumentit, më duhet të them se shumë pak prej debatuesve dhe moderatorëve kanë mendim të vetin.

Këta njerëz ‘luajnë bastore’.

Nuk bëjmë analiza.

Vetëm i kalkulojnë gjasat se çka do të ndodhë dhe provojnë të duken të menqur!

Por kalkulimet e bastxhinjve rrallë dalin të sakta.

E sa për partitë në opozitë, sidomos LDK dhe Isa Mustafa që mendojnë se vendimi është populist, lehtë e kanë. Thirrni një seancë të jashtzakonshme të Kuvendit (e keni bërë shpesh edhe për tema krejt palidhje, sepse nuk dini diçka tjetër) dhe propozoni që me shumicë votash të detyrohet qeveria që ta anulojë taksën. Keni gjasa t’i siguroni votat!

Tjetra:

Një tip në debat sonte tha: “Me Rusinë jemi prishur,... me BE i kemi marrëdhëniet problematike,...nuk guxojmë me u prish edhe me Ameriken... Kosova nuk mundet me i përballu krejt këto sfida.”

Në rrethana tjera i kisha thënë: Debil

Por nuk po i them!

Tjetra:

Çka dreqin u tmerruat që erdhi Putini në Serbi? Mos po tuteni pahiri?

Me u tut prej Putinit nënkupton mos me i besu Amerikes!

Po rrezikoj të flas në emër të tyre por jam i bindur se Amerika nuk mund t’iu besojë coftinave që tuten prej Putinit.

Hiq gjallë nuk kemi pa Ameriken! Hiq!

Ama hiquni coftinave që thonë: edhe duhet me e ndëgju Ameriken edhe duhet me u tut prej Putinit!

Nuk bën që në të njejtën kohë t’i besosh Amerikes dhe të frigohesh prej Putinit! BS

Hiq shqiptare nuk është kjo punë! Ashtu arkaikisht, si besojmë ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat