Haradinaj takon studentët e Vjenës dhe Venedikut, i njofton për gjendjen në vend

Aktuale

Haradinaj takon studentët e Vjenës dhe Venedikut, i njofton për gjendjen në vend

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe Venedikut.

I pari i ekzekutivit ka thënë se studentët i ka njoftuar për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin dhe proceset politike në vend.

Image

“Bashkëbisedim me mbi 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, të cilët i njoftova për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, proceset politike të vendit tonë, demokratizimin dhe të drejtat e njeriut. Si vend me diversitet kulturor, etnik dhe fetar, Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithëve, ku respektohen të drejtat e secilit dhe këto janë vlerat tona, të një vendi properëndimor. Studentët tanë i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre europianë, vetëm mungesa e lirisë së lëvizjes. Kosova ka ofertë atraktive për Europën, si vend me resurse të mëdha humane dhe ekonomike, të cilat BE-ja duhet t’i pranojë si vlerë dhe partneritet”, shkruan Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat