Pamjet e të moshuarit, SHSKUK thotë se i kanë ofruar ndihmë mjekësore disa herë

Aktuale

Pamjet e të moshuarit, SHSKUK thotë se i kanë ofruar ndihmë mjekësore disa herë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:10
Pamjet e të moshuarit

SHSKUK përmes një njoftimi për media ka reaguar pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ku një i moshuar shihet duke rënkuar në korridorin e Klinikës Emergjente të QKUK-së, ndërsa nuk i ofrohet ndihmë nga personeli mjekësor.

Sipas këtij institucioni, pacientit me inicialet A.E, i është ofruar disa herë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente

 “Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së,  dëshiron të sqaroj opinionin në lidhje me rastin të moshuarit, filmimet e të cilit kanë dalë mbrëmë në media. Mjekët kujdestarë në Klinikën Emergjente me datë 16.01.2019,  në bazë të raporteve mjekësore dëshmojnë për trajtimin e pacientit me inicialet A.E.  I njëjti është pranuar, diagnostifikuar dhe në të njëjtën kohë janë konsultuar shërbimet subspecialistike.  Pacienti fillimisht është sjellë me autoambulancë nga Mitrovica, për në Klinikën Emergjente në Prishtinë”, thuhet në reagim

Ndër tjerash aty thuhet se pacienti ka qëndruar edhe më tutje në Klinikë, sepse ka pritur që të vijë ndonjë i afërm për ta marrë.

“Pacienti A.E. është kontrolluar edhe në Klinikën Emergjente disa herë brenda kohës sa ka qëndruar në Klinikën Emergjente dhe të njëjtit i janë dhënë edhe këshilla të mëtutjeshme mjekësore. Pacienti ka qëndruar në Klinikën Emergjente edhe për një kohë pas trajtimit për shkak se është pritur që të vijë ndonjë i afërm ta marrë”, thuhet në kumtesë, përcjell KosovaPress.

Sipas këtij njoftimi, kjo nuk është hera e parë që pacienti A.E. merr ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në muajin tetor të vitit 2018, i njëjti është shtrirë për disa ditë edhe në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK ku ka marrë të gjithë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Të gjithë këto dëshmi të mjekëve i vërtetojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë”, përfundon ky reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat