Hoti: Edhe pse u caktua dita për seancën e re, koalicioni PAN nuk merr përgjegjësi - Bota Sot
Hoti: Edhe pse u caktua dita për seancën e re, koalicioni PAN nuk merr përgjegjësi

Aktuale

Hoti: Edhe pse u caktua dita për seancën e re, koalicioni PAN nuk merr përgjegjësi

Nga: A.Sh Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:01
Avdullah Hoti

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti në një postim në Facebook, shkruan se pavarësisht caktimit të seancës së re, koalicioni i “punëve të mëdha” PAN nuk po merr përgjegjësi për institucionet që tash e sa ditë janë në grevë për kërkesat e tyre.

Hoti shkruan se mashtrimet elektorale iu kanë dalë sheshit.

Postimi i plotë:

Kryesia e Kuvendit sot e caktoi seancën e re. Por, asnjë fjalë nga koalicioni i “punëve të mëdha” PAN lidhur me paralizimin e arsimit dhe të shëndetësisë. Rreth 360 mijë nxënës nuk kanë nisur mësimin. Mijëra pacientë janë në pritje të trajtimit shëndetësor për shkak të grevës së mjekëve. Shërbyesit civilë kanë paralajmëruar grevë. Minatorët e Trepçës shprehin vërejtje për punësimet pa konkurs.

Për këtë gjendje koalicioni i “punëve të mëdha” PAN nuk merr përgjegjësi. Mashtrimet elektorale iu kanë dalë sheshit.

Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Vendimi i Qeverisë për rritje të pagave për kabinetin qeveritar duhet të anulohet, sepse bie në kundërshtim me ligjin për financat publike dhe paraqet konflikt të interesit sipas vendimit të Agjencisë Antikorrupsion. Ligji për paga duhet të ri-shkruhet në konsultim të ngushtë me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët dhe inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...