“SHBA-ja dhe BE-ja duhet të na garantojë se Serbia s'do ta pengojë dhe luftojë shtetin e Kosovës”

Aktuale

“SHBA-ja dhe BE-ja duhet të na garantojë se Serbia s'do ta pengojë dhe luftojë shtetin e Kosovës”

Nga: D. B Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:11
Ilustrim

Nuk mund të hiqet taksa pa kushte, sepse ne qytetarët e Kosovës dalim humbës dhe vetëm për këto arsye do duhet të hiqet taksën ndaj Serbisë, në te kundërtën atë taksë do e qoja në 1000 për qind.

Ai ka thënë se SHBA-ja dhe BE –ja duhet të na garantojë se Serbia s'do ta pengojë dhe luftojë shtetin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“SHBA-ja dhe BE-ja duhet të na garantojë që marrëveshja finale e nënshkruar mes Kosovës e Serbisë, nuk e cenon sovranitetin e vendit dhe as copëtimin e Kosovës. BE-ja para zgjedhjeve të brendshme të  saj, duhet të heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të gjitha këto me vepra të dëshmuara, dhe jo vetëm letra të nënshkruara e kurrë të zbatuara. Për këto arsye besoj që do ja vlente të hiqej taksa ndaj Serbisë”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat