Daçiq paralajmëron edhe një çnjohje për Kosovën, reagon Shpend Ahmeti

Aktuale

Daçiq paralajmëron edhe një çnjohje për Kosovën, reagon Shpend Ahmeti

Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:39
Shpend Ahmeti

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se edhe një shtet pritet ta tërheqë njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas b92, Daçiq ka thënë  çnjohja  do të ndodhë më 21 janar, ndërsa ka cituar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov t’i ketë thënë dje se për Beogradin është “sukses historik që 12 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës".

"Të gjithë e dinë se na kanë kërkuar që t’i suspendojmë aktivitete tona për gjashtë muaj e ata të na i heqin taksat që na i kanë vënë. A vlen kjo edhe për Amerikën se do të pushojë së lobuari? Në Këshillin e Sigurimit kanë thënë se “i ftojmë të gjitha vendet ta njohin pavarësinë e Kosovës “. Ne s’e kemi pranuar këtë. Nesër i vazhdojmë bisedat e mëtejshme, të hënën mund të pritet që edhe një vend ta tërheqë njohjen”, ka deklaruar Daçiq.

E për këtë ka reaguar kryesuesi i ekipit negociator për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se në këtë frymë, nuk mund të ketë dialog me Serbinë, ndërsa ka ngritur pikëyetjet nëse dikush nga përfaqësuesit e BE-së do të reagojë në lidhje me fushatën agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

 “Në të njëjtën kohë, nuk po ndalet presioni nga Brukseli për heqjen e taksës, sepse nuk qenka në frymën e dialogut. Si na qenka kjo fushatë e Serbisë në frymën e dialogut? A do të ketë deklarata nga Brukseli sot? A do të ketë vizitë urgjente nga Hahni në Beograd? Taksa është vendim i Qeverisë, por në këtë lojë të Serbisë, nuk ka as kushte elementare për heqje të taksës, apo dialog”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat