Nënkryetari i Kamenicës, shefi i inspektoratit dhe ish-deputeti i AAK-së tallen me ligjin teksa e shkelin

Aktuale

Nënkryetari i Kamenicës, shefi i inspektoratit dhe ish-deputeti i AAK-së tallen me ligjin teksa e shkelin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 20:07
Brahimaj së bashku me anëtarët e tij partiak janë parë duke pirë duhan brenda në një kafiteri në qytetin e Kamenicës.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Inspektorat, Ramadan Basha dhe Shefin e Inspektoratit, Liridon Beqiri, nën shoqërimin e ish-deputetit në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj janë zënë duke shkelur ligjin kundër duhanit. Madje ata edhe talleshin gjatë këtij veprimi.

Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Ibrahimaj që në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit kishte deklaruar një orë të vlefshme në vlerë 5 mijë euro, nuk i bënë përshtypje nëse do të gjobitet për shkelje të ligjit.

Brahimaj së bashku me anëtarët e tij partiak janë parë duke pirë duhan brenda në një kafiteri në qytetin e Kamenicës.

Një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, nga shefi i Inspektorati të Kamenicës, Liridon Beqiri ku ka postuar një foto me mbishkrimin

“Është kënaqësi që patëm mysafir në qytetin tonë gjeneral Lahi Brahimaj”, thoshte Beqiri.

Ndërsa në rrjetin social “Instagram”, Liridon Beqiri ka postuar një foto me cigare në dorë duke ironizuar me një mbishkrim në foto “50 euro gjoba”.

Image

Insajderi kishte shkruar se përveç kësaj, ish-anëtari i Këshillit Drejtues të AAK-së, ishte i “mbuluar” nga dhurata. Në vitin 2012 ai kishte marr një veturë nga vëllezërit e tij në vlerë prej 15 mijë euro.

Komuna e Kamenicës udhëhiqet nga Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate, komunë kjo të cilën ai e fitoi sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat