“Qeveria të bie, LDK nuk hyn në këtë Qeveri”

Aktuale

“Qeveria të bie, LDK nuk hyn në këtë Qeveri”

Më: 18 janar 2019 Në ora: 22:06
Isa Mustafa

Duke biseduar rreth qeverisjes së Republikës së Kosovës, Mustafa deklaroi se mbesin të vendosur që të shkojnë në zgjedhje, që të fitohet legjitimiteti qytetar përmes procesit zgjedhor, e aty të përfundojnë mospajtimet për procesin e dialogut me Serbinë.

Ai shtoi se LDK në asnjë moment nuk bëhet pjesë e Qeverisë aktuale, pasi sipas tyre kjo Qeveri duhet të rrëzohet, shkruan rtv21.

Mustafa kërkoi që Qeveria e re e Kosovës të bashkohet në një zë ashtu siç ka këshilluar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, pasi që momentalisht nuk ekziston një zë i bashkuar, dhe ekzistojnë tre platforma të ndryshme për dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat