Kryetari i Rahovecit viziton të lënduarit, tregon si është gjendja e tyre

Aktuale

Kryetari i Rahovecit viziton të lënduarit, tregon si është gjendja e tyre

Më: 18 janar 2019 Në ora: 23:23
Kryetari i Rahovecit viziton të lënduarit

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizatuar të lënduarit në Spitalin e Gjakovës, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit mbeten të lënduar 11 persona. Latifi ka treguar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Vizitova në Spitalin e Gjakovës të lënduarit e shpërthimt në Ratkoc. Pashë nga afër gjendjen e bashkëqytetarëve dhe njëkohësisht u sigurova nga Drejtori i Spitalit, Ahmet Asllani se të gjithë të lënduarit janë trajtuar dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurse, policia ka bërë të ditur se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombolë gazi.

Image

“Me datë 18.01.2019 në ora 19:55 min, përmes telefonit Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një informacion se në fshatin Ratkoc në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola gazi, nga ky shpërthim  dyshohet se janë lënduar disa persona (rreth 10 persona te cilët janë derguar në spital rajonal në Gjakovë), patrullat policore menjëherë janë dalë në vend të ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit”, ka thënë zëdhënësja për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat