Milaim Zeka u hyn në mes polemikave LDK – PDK

Aktuale

Milaim Zeka u hyn në mes polemikave LDK – PDK

Më: 19 janar 2019 Në ora: 00:23
Milaim Zeka

Deputeti nga NISMASocialdemokrate, Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e deputetes së LDK-së Vjosa Osmani rreth “ADN-së” së Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli ka pasur të drejtë kur ka thënë se “Vjosa Osmani dhe Anton Çuni e kanë tradhëtuar Isa Mustafën sepse nuk e votuan demarkacionin”.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ‘deklarata e Veselit është 100 përqind e saktë, ashtu sikurse dihet që Hashim Thaçi është presidenti i zgjedhur nga LDK-ja’.

“Edhe deklarata e Vjosës është bajagi e saktë, mirëpo me një dallim shumë të madh. Kadri Veseli kurrë nuk e ka tradhëtuar as PDK-në, as Hashim Thaçin. Ju të LDK-së e keni tradhëtuar në radhë të parë Ibrahim Rugovën, duke e lënë partinë në duart e njerëzeve ma anti LDK dhe Rugovë”, ka deklaruar deputeti Zeka.

Tutje ai ka shtuar se përvec Ibrahim Rugovës, LDK-ja ka tradhtuar edhe anëtarë të tjerë të saj.

“E keni tradhëtu Fatmir Sejdiun. E keni tradhëtu Arban Abrashin në zgjedhjet e Prishtinës, ku ”zecat” e LDK-së ma shumë kanë ndejtë në zyrat e VV-së, se sa të LDK-së. Prandaj në këtë pikë dalloni ju dy partitë motra të Kosovës…!!”, ka shkruar Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat