Albin Kurti ia kushton një postim në Facebook një studenteje që u anëtarësua në VV

Aktuale

Albin Kurti ia kushton një postim në Facebook një studenteje që u anëtarësua në VV

Nga: Z.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 09:14
Albin Kurti dhe Albina Mehmeti

Kryetari i Lëvizies Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook,ku shkruan se Vetëvendosjes ju bashkëngjit edhe një studente e cila ka studiuar jashtë vendit, përcjell Bota Sot.

Kurti thotë se njëzet vjeçarja, Albina Mehmeti, e cila u anëtarësua në VETËVENDOSJE, është duke studiuar në shkollën më të mirë në Francë.

Ai tha se, rinia nuk janë e ardhmja sepse ata janë e tashmja jonë. E ardhmja e të gjithëve varet aq shumë prej tyre. Lëvizja është doemos edhe e rinisë.

Postimi i plotë:

Mirëprita në selinë qendrore të Lëvizjes sonë studenten e re njëzet vjeçare, Albina Mehmeti, e cila u anëtarësua në VETËVENDOSJE!.

Ajo është duke studiuar në Shkollën e Menaxhmentit IESEG, një nga shkollat më të mira në Francë dhe e 14-a në renditjen botërore të vitit 2017 sipas Financial Times. Albina është aktiviste për çështjen shqiptare. Ajo krijoi bazën e të dhënave me rreth 3.000 persona për Shoqatën e Sipërmarrësve Shqiptarë në Francë (UEAF), ka ndihmuar punën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris, si dhe ka punuar për shoqatën bamirëse "Ambasadore e Re" të UNICEF-it.

Rinia nuk janë e ardhmja sepse ata janë e tashmja jonë. E ardhmja e të gjithëve varet aq shumë prej tyre. Lëvizja është doemos edhe e rinisë. Dhe, sidomos e rinisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat