Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi publik ka kërkuar që këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi të mos jetë më pjesë e stafit të Kuvendit të Kosovës.
Kjo për shkak se Latifi ofendoi Vjosa Osmanin duke e quajtur fashiste, përcjellë “Bota sot”.
Reagimi i plotë:
Sot njëri nga këshilltarët e z.Veseli ka fyer një deputete të LDK-së, znj.Vjosa Osmani, për deklaratat që ajo ka bërë në një përgjigje qëi ka dhënë z.Veseli. Pëgjegjësinë për debatin dhe fjalorin e përdorur nga deputet ndaj njëri tjetrit në Kuvend dhe jashtë Kuvendit e marrin vetë deputetët. Në mes tyre nuk mund të ndërhyjë një zyrtar i Kuvendit. Kjo sjellje e këtij këshilltari është e pa pranueshme. Z.Veseli duhet të distancohet nga ai këshilltar dhe të ndërmarrë masa ndaj tij duke e larguar nga Kuvendi. Nuk mundet asnjë zyrtar i Kuvendit të fyej një deputet. Ai person nuk mund të jetë më staf i Kuvendit.