Skandali i blerjes së ‘plazmave’ me pare të shtetit, Haradinaj kërcënon me masa

Aktuale

Skandali i blerjes së ‘plazmave’ me pare të shtetit, Haradinaj kërcënon me masa

Nga: A.M. Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:24
Ramush Haradinaj

Pas blerjeve te produkteve serbe ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se përmes mediave është njoftuar për  tenderin e shpallur nga AQP.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se kanë kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe se janë në pritje të qartësimit të problemit.

Postimi i plotë:

Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat