Limaj kërkon lirimin e dy ushtarëve të Kosovës nga Serbia

Aktuale

Limaj kërkon lirimin e dy ushtarëve të Kosovës nga Serbia

Nga: A.M. Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:51
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar pas ndalimit të dy ushtarëve të Kosovës nga Serbia.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “ky veprim dhe veprime të tjera të orkestruara ditët e fundit nga autoritetet serbe, kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës”.

Postimi i plotë:

“Është shqetësues lajmi për ndalimin e dy pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Ky veprim dhe veprime të tjera të orkestruara ditët e fundit nga autoritetet serbe, kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës.

Serbia duhet t'i ndalë provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj të mbrapshtë. Pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat