Shpërthen ushtaraku Shqiptaro-Amerikan në drejtim të Kadri Veselit: Rusia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, tregon arsyet

Aktuale

Shpërthen ushtaraku Shqiptaro-Amerikan në drejtim të Kadri Veselit: Rusia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, tregon arsyet

Nga: N.H Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:13
Kadri Veseli

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar deklaratën e të parit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pasi tha se Rusia së shpejti do ta njohë Kosovën.

Ai ka thënë se burimi i Veselit është i pasaktë, pasi sipas tij, Rusia kurrë nuk do ta njohë Kosovën para Serbisë.

Ndërsa, duke folur për taksën, ka thënë se nëse vazhdon të mbetët ky vendim për mallrat serbe, ai paralajmëron se shumë shpejt do shpërthej nga brenda Serbia.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje:

Z. Kryetar i Kuvendit, nuk di se kush ju njoftoj se Rusia është gati me e njehë pavarësinë e Kosovës. Por ky burim i juaj nuk eshte aspak i saktë. Rusia kurrë nuk do ta njoh Kosovën para Serbisë. E Serbia nuk është aspak gati me e njohë Kosovën si ni shtet te pavarur sot apo 10 vjet prej sodit. A e dini se asni sundues i Serbisë nuk ka vdek me ni vdekje te natyrshme por te gjithë kanë vdekur nga dhuna. Kjo vlen edhe per sunduesit e sotshem serb.

Atë dite qe Vuçiqi apo ni tjeter e njef Kosoven, te nesermin ky prsoni fo ti ju hiqet flama. Prandej ju, ose Hashim Thaqi os te gjith ata qe mendojne si ju, mos e shpenzoni energjine ne bisedime me serbet. Ndaleni diallogun deri at dite qe serbija ta njef Kosoven. Une ketu jam 100% me Kryeministrin Haradinaj se Serbia eshte duke e ngreh per hune Hashimin, juve dhe te tjeret qe besojn si ju per ni arsye apo per gjana personale nuk jeni tue e pa realitetin. Tung...kalofshit si ma mire. Ta keni dicka ju dhe Hashimi ne krye... neqoftse taksa 100% vazhdon edhe ni vjet apo dy, Serbija ka me eksplodue prej se mbreni (it ëill implode ëithin herself).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat