Ende kontrolle të dyfishta në kufirin Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Ende kontrolle të dyfishta në kufirin Kosovë-Shqipëri

Më: 19 janar 2019 Në ora: 19:48
Morina ofron të njëjtën pamje si në verë ashtu edhe në dimër.

Radhë të gjata automjetesh në të dy anët e kufirit

Morina ofron të njëjtën pamje si në verë ashtu edhe në dimër. Fluksi nuk ndërpritet asnjëherë. Qytetarët janë mësuar me vonesa dhe radhë të gjata në dy anët e kufirit.

“Kam 40 minuta këtu, po iki për në Tiranë”, thotë një qytetar. “Po i ndalin dhe i kontrollojnë”, shprehet një tjetër.

Dy policitë kufitare tashmë punojnë nën një çati, por pa zgjidhur kalimin vetëm me një kontroll. Në dalje të Shqipërisë, qytetarët e mjetet kontrollohen edhe nga pala shqiptare, por edhe nga ajo e Kosoves.

Ende nuk është arritur një unifikim i plotë që të shmangë qëndrimet e panevojshme në pikën kufitare të Morinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat