Besnik Tahiri konfirmon: Paga e Kryeministrit zvogëlohet me Ligjin e Pagave

Aktuale

Besnik Tahiri konfirmon: Paga e Kryeministrit zvogëlohet me Ligjin e Pagave

Më: 19 janar 2019 Në ora: 20:22
Ramush Haradinaj dhe Besnik Tahiri

Paga e Kryeministrit me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet. Kështu po thotë sekretari i AAK’së, Besnik Tahiri. Ai ka reaguar duke thënë se raportimet se Kryeministrit nuk do t’i ulet paga janë shpifej. Një reagim të tillë e ka bërë edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka, duke thënë se paga e Haradinjat do të bëhet 2200 euro nga 2950 euro, sa e ka tani.

“Paga e Kryeministrit me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet, mu ashtu siç ka deklaruar Kryeministri Haradinaj. Tendenca me e mohu këtë është vetëm dezinformim”, ka shkruar Besnik Tahri në Facebook.

Pak më herët u raportua se përkundër deklarimeve të tij se paga e vetme që do të pësojë ulje do të jetë ajo e kryeministrit , të hyrat vjetore të Haradinajt nuk pritet të pësojnë ulje në rast se hyn në fuqi projektligji i ri për pagat në sektorin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat