Profesori shqiptar: Hiqjani Thaçit gërshërët nga duart

Aktuale

Profesori shqiptar: Hiqjani Thaçit gërshërët nga duart

Nga: A.ZH Më: 19 janar 2019 Në ora: 20:57
Karikatura me presidentin Hashim Thaçi

Profesori i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, është shprehur kritik ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Profesor Bytyçi ka publikuar një karikaturë në Facebook, ku presidenti Thaçi shihet me gërshërë në duar duke “prerë” Kosovën në bashkëpunim me Serbinë.

Bytyçi ka kërkuar që Thaçit “t’i hiqen gërshërët nga duart”, ndryshe sipas tij, “s’do të ketë shans tjetër që Kosova të bëhet”, përcjell Bota sot.

“Hiqjani këtij burrit gërshërën nga duart! Ndryshe nuk do të ketë shans tjetër që Kosova të bëhet!”, ka shkruar ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat