Vrasja në AKI, aktakuza shumë shpejt në gjykatë

Aktuale

Vrasja në AKI, aktakuza shumë shpejt në gjykatë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 22:14
Agjencia Kosovare e Intelegjencës

Kanë kaluar më shumë se katër muaj dhe ende nuk është ngritur aktakuzë për vrasjen e kryekuzhinerit të AKI-së, Isa Sejdiu nga kolegu i tij i punës Valon Iberdemaj.

Në Prokurorinë e Themelore të Prishtinës thonë se aktakuza do të ngritet shumë shpejt, por punën e ka ngadalësuar gjendja jo e mirë shëndetësore e të dyshuarit.

Si pasojë e një përleshje me armë zjarri brenda Agjencisë Kosovare të Intelegjencës në shtator të vitit të kaluar kryekuzhineri Isa Sejdiu kishte mbetur i vdekur.

Pjesëtari i sigurimit në AKI-së, Valon Ibërdemaj dyshohet se gjuajti me armë drejt kryekuzhinierit Sejdiu, duke e lënë këtë të fundit pa shenja jete.

Ndonse kanë kaluar më shumë se katër muaj ende Prokuroria e Prishtinës nuk ka ngiritur aktakuzë për këtë rast.

Mirëpo, Zëvnëdës Prokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Ibrahim Berisha thotë se gjendja jo e mirë e të dyshuarit është bërë pengësë për ta kryer punën.

Megjithëkëtë Berisha thotë se po punohet intezsvishtë për ta finalizuar aktakuzën për vrasjen që pati tronditur institucionin më të lartë të sigurisë në Kosovë

Iberdemja dyshohet për vrasje të rëndë, rrëmbim dhe armëbajtje pa leje dhe sipas Kodit të Procedurës Penale mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë në AKI patën deklaruar se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat