Ja pse po i ngutet Thaçit ndarja e Kosovës - Bota Sot
Ja pse po i ngutet Thaçit ndarja e Kosovës

Aktuale

Ja pse po i ngutet Thaçit ndarja e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 20 janar 2019 Në ora: 08:06
Hashim Thaçi

Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe zëvendësministër i arsimit, Muhamet Kelmendi ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të presidentit të Kosovës.

Kelmendi thotë se Thaçit po i ngutet që të bëhet ndarja e Kosovës.

Ai thotë se, lufta e tij, është pa parime dhe tërësisht kundërshtuese, pasi po shkelen dhe injorohen organet e shtetit.

Më poshtë, postimi i tij i plotë në Facebook.

"A e din z.Thaci!

Z. Hashim Thacit po i ngutet ndarja e Kosoves, gjë që po kritikon me një gjuhë shumë jo politike, kryesisht njerëzit e Qeverisë Haradinaj.

Lufta e Z.Thaçit është pa parime dhe terësisht kundërkushtetuese. Kjo, për faktin se po shkelen dhe po injorohen tërësisht organet e shtetit, sikundër janë pushtetet e përcaktuara me Kushtetutë.

Çështjet e karakterit shtetëror nuk lejohet kursesi të shkruhen në faqet e rrjeteve sociale, sikundër po bënë z.Thaci tash e shumë kohë. Kështu bëri edhe kur doli me idenë se disa njerëz me vendime populiste në emër të taksës po e rrezikojnë shtetin e Kosovës, duke dalur kundër SHBA-ve.

Kjo deklaratë e z Thaçi është tepër injorative dhe aspak produktive në punën e pushtetit në Kosovë dhe në raportet e shtetit tonë me SHBA-te dhe me shtetet e UE dhe me vetë UE.

Çështja e tillë duhet të analizohet në raportet midis shtyllave të pushtetit, atijë të Presidentit, të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Parlamentit.

Takimet e tilla janë obligative, në mënyrë që shteti të funksionon dhe raportet e jashtme të kenë sukses.

Njëherit duhet thënë se z. Thaci nuk e nderon ideja e dhe akuza se ca politikan po e shfrytezojnë gjendjen me populizëm të gjoja një patriotizmi.

Jo z.Thaci.

Shkaterrimin qe Ju personalisht me Isa Mustafen ia bete Kosoves me vite duhet te mbyllet. Nuk mundet vendi te marr fryme ne gojen tende. Jo pse ka ndokush ndonje urrejtje personale per te pamurit, por pse demet jane te medha per Kosoven.

Askush ne Kosove nuk mund te beson ty se nuk e ke idene e korigjimit te kufirit dhe te ndarjes se Kosoves. Vete e ke thene gjate tere vitit 2018.

Ka raste kur ke deklaruar shkëmbim te territorit. Iu bene kritike dhe ike ne ndarje. Edhe kjo pesoje kritike dhe shkove te korigjimi i kufirit. Tash ke mbetur ne vend me thenje:

"Marreveshje gjitheperfshirese midis Kosoves dhe Serbise qe do te perfundon me njohje dhe me anetaresim ne OKB".

Kjo thenje pobehet si nje elhamdurilah i ideologjise muslimane pa ndonje permbajtje dhe koncept.

Ju z.Thaci e keni dermuar Kosoven ne cdo fushe. Keni kryere vepra te medha penale, si ne fushen politike e juridike, ashtu edhe ne fushen ekonomike, financiare dhe te punesimit. Nuk ka vend qe nuk i ke vendosur njerezit e tuaj.

Z.Thaci behu realiste. Ike nga veprimet e demshme. Mos akuzo por bashkepuno me qeveri dhe me Kuvend.

Bota o z. Thaci nuk sjellet rreth teje.

Je shume i vogel ne kete bote te madhe.

Besoj se ke keshilltar qe te mesojne. Mos beje pagesa marramendese brenda dhe jashte kote. Mund te hargjosh edhe miliona Euro te tjere per ndonje liber, por mbetesh i njejte: Je thjeshte i pakualifikuar, aspak pragmatik, si dhe me shume interes personal dhe karieriste; je njeri pa ndjenja atdhedashurie, shume problematik, i paperkatitur ne detyren qe ke si President dhe ke nje ide te kompromiseve shume te demshme, te cilat vendit tone po i kushtojne shume.

Keto jane dobesi te pasherueshme.

Prandaj, bashkepuno me segmentet tjera te shtetit ose ike nga pozita.

Kosova duhet te ruhet", ka shkruar Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...