Daçiq: Pasoja të mëdha do t'i përjetoj Ramush Haradinaj

Aktuale

Daçiq: Pasoja të mëdha do t'i përjetoj Ramush Haradinaj

Nga: F.B. Më: 20 janar 2019 Në ora: 10:51
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka theksuar se në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në shkurt Kosova është në rend të ditës, këtë e deklaroi ai në “Tv Prva”, transmeton “Bota Sot”.

Në këtë intervistë ai ka fol për thirrjen indirektë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi drejtuar Ramush Haradinajt për heqjen e taksave në prodhimet serbe dhe nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Sipas Daçiqit, qëndrimi i shefes së diplomacisë evropiane është që secila zgjidhje të shkoj në Këshillin e sigurimit të OKB-së.

“Kjo që është bërë deri më tani nuk duhet të shkoj në Këshillin e Sigurimit, por kur flitet për përpjekjet e zgjidhjes së përhershme atëherë ajo duhet të kthehet në Këshillin e Sigurimit sepse është logjike që rezoluta 1244 të ndryshohet me një rezolutë tjetër. Sergej Lavrov i ka dërguar letër Mogerinit ku kërkohet të informohet për rrjedhën e dialogut dhe ajo ka dërguar një informatë. Pjesa kryesore e letrës së saj është që BE vlerëson rolin e Rusisë dhe kjo është mirë sepse vërtetohet qëndrimi i rolit të vendeve tona mike Rusisë dhe Kinës”, u shpreh Daçiq.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë ndryshim të formatit të dialogut, por nëse vjen te efekti pozitiv është e mundur në kuptimin e organizimit të kyçen që të gjithë.

“ShBA gjithsesi është e kyçur që nga fillimi, Rusia jo, kjo është e keqja dhe ajo që ne bëjmë vërejtje, por Serbia vetë ka kërkuar që dialogu të bartet në Bruksel, gjë që ishte vendim i gabuar, sepse nuk marrin pjesë vende që janë me ne”, ka thënë ai.

Në pyetjen rreth komentit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në heqjen e taksave, ai shprehet: “vjen momenti kur duhet të përfundoj loja e së vërtetës”.

“ShBA nuk do të lejoj që Kosova të bëhet pengesë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Vetë Pompeo më ka pyetur ku është problem kur është çështja e Kosovës në pyetje dhe ka shtuar se Amerika ka udhëheq politikë auto-pilote si para 20 viteve. Këtë që ka thënë Thaçi nuk është shenjë se taksat me të vërtetë do të hiqen, ndërsa Haradinajt edhe vitin që shkoi i është refuzuar viza për ShBA, por më pas i është lejuar. Mendoj se nuk duhet të idealizohet Thaçi. Nëse keni lexuar Hoxhaj edhe Veseli kanë thënë se ka qenë ideja e tyre për taksat 100 për qind, e Veseli është njeri i Thaçit. Kjo është lojë e përbashkët, ku pasojat më të mëdha do të i përjetoj Haradinaj”, nënvizoi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat