Trimat e SBASHK-ut nuk guxojnë të bëjnë protesta para Qeverisë

Aktuale

Trimat e SBASHK-ut nuk guxojnë të bëjnë protesta para Qeverisë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:11
Nexhat Llumnica

Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ka kërkuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe mësimdhënësit të ndryshojë formën e presionit sindikal nga greva në protesta para Qeverisë, pasi sipas tij, Qeveria nuk mërzitet fare për mësimin e nxënësve tanë.

“Ata veç dinë të ngujohen brenda dhe bojkotojnë punën me greva gjë që dëmton nxënësit e qeveria nuk mërzitet fare as për nxënësit e aspak për mësimdhënës.  Kërkoj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe mësimdhënësit  të ndryshojë formën e presionit sindikal nga greva në Protesta para Qeverisë, sepse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mërzitet fare për mësimin e nxënësve tanë. Ata merakosen vetëm për kolltuk, dhe unë nuk besojë që kolltuku po i rrezikohet më greva e bojkote”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat