Shala i del në mbrojtje Qunit, akuzon Thaçin: Ti zotëri nga Drenica, je bërë barrë e rëndë mbi Kosovën

Aktuale

Shala i del në mbrojtje Qunit, akuzon Thaçin: Ti zotëri nga Drenica, je bërë barrë e rëndë mbi Kosovën

Nga: A.ZH Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:25
Anton Quni

Opinionisti Hafiz Shala i ka dalë në mbrojtje deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, i cili dje është akuzuar si mercenar nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës Gani Koci.

Shala, përmes një reagimi të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se Quni ishte luftëtar nga vijën e parë e frontit gjatë luftës, e deputet aktiv në Kuvendin e Kosovës, pas saj.

Ai ka thënë se Quni është i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë në deklarimet e tij.

Shala ka kujtuar edhe deklaratën e Qunit, kur kishte thënë se nuk do të heq dorë nga politika, derisa të shoh presidentin Hashim Thaçi prapa grilave.

Opinionisti ka akuzuar presidenti se është bërë barrë e rëndë mbi Drenicën dhe Kosovën, duke qenë shumë i zellshëm për ndarjen e Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Hafiz Shalës:

Koment ndaj komentit të Gani Kocit

Kësaj i thonë mbama ti them shoqes k...

Zotëri Anton Quni, është oficer karriere, luftëtar nga vija e parë e frontit, gjatë luftës, ndërsa në paqe, deputet aktiv i Kuvendit të Kosovës i sinqertë, i drejtpërdrejtë në deklarimet e tij, të qarta dhe të guximshme.

Ai në një moment iu drejtuar Kryeparlamentarit Kadri Veseli se: kam mendur që të tërhiqem nga politika, por përderisa nuk iu shpie prapa grilave, unë ende do të merrem me politikë, përafrazim.

Domëthënë, Kadria, Hashimi, Xhaviti, klani “Pronto” në përgjithësi, që e vodhët, e vratë Kosovën, tani po doni edhe me e copëtuar. Ju të PDK-së me Hashim Thaçin i cili me përpikmëri po i zbaton kërkesat dhe planin Ruso-serb për ndarjen e Kosovës bashkë me Edi Ramën, i cili po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës me do farë bashkimesh kombëtare pasi t’ia falë Serbisë pjesën veriore.

E pashë në televizion dramën e gjykimit të Avni Rrustemit, që e vrau Esat Pashë Toptanin, i cili përpos fizionomisë që nuk i perngjante Thaqi, veprimet i ka absolutisht të njëjta. Por, në Kosovë nuk kemi Avni Rrustema dhe nuk e di se ku do të ndalet tradhtia.

Ti zotëri je nga Drenica heroike dhe bashkëpartiak i Esat Pashës së Kosovës, por, as ju nuk keni të bëni asgjë me Drenicën e as Drenica me juve. Jeni barrë e rëndë mbi Drenicën dhe Kosovën ku jeni shumë të zellshëm për ndarjen e Kosovës sipas planit të shërbimit sekret francez me anëtarin e atij shërbimi Hashim Thaçi i cili bashkë me Kadri Veselin, i ndaluan popullin për të kaluar përtej urës së Ibrit për t’u mos u kthyer kurrë më.

Kjo nuk është vetëm turp, por është edhe tradhti e hapur në sy të popullit i cili nuk e di se sa do t’iu durojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat