Njohësi i fushës së sigurisë Naim Miftari, njëherësh edhe veteran i luftës, përmes një postimi në Facebook thotë se pasurit strategjike po falen për të shpëtuar presidentin e vendit.
Ai paralajmëron se edhe me tej nuk kanë të ndalur ofensivat diplomatike kundër territorit dhe shtetit të Kosovës nga Serbia, Rusia, me ndihmën e pakontestueshme të Hashim Thaçit.
“Nuk kanë të ndalur ofensivat diplomatike kundër territorit dhe shtetit të Kosovës nga Serbia, Rusia,me ndihmën e pakontestueshme të Hashim Thaçit, i cili si president i zgjedhur në mënyrë ‘demokratike’”, ka shkruar ndër tjerash ai.
Ja postimi i tij në Facebook
Falet gjysma e Kosovës pasurit kryesore strategjike vetëm për ta shpëtuar b**** e "shenjt" të Presidentit Hashim Thaçi.
Nuk kanë të ndalur ofensivat diplomatike kundër territorit dhe shtetit të Kosovës nga Serbia, Rusia, me ndihmën e pakontestueshme të Hashim Thaçit i cili si president i zgjedhur në mënyrë ‘demokratike’, edhe përkrahësit kryesor të Kosovës është kah i kthen në kundërshtar dhe pjesëmarrës në nderjen e territorit të Kosovës me Serbin.