Komuna e Malishevës me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

Aktuale

Komuna e Malishevës me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:52
Ragip Begaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, iu ka bërë ftesë të gjithë mësimdhënësve të Komunës së Malishevës, që nga dita e nesërme, e hëne 21 janar 2019, të fillojnë procesin mësimor në gjysmëvjetorin e dytë.

“Pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritje të pagave për mësimdhënësit, ju bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve, që nga dita e nesërme ti kthehen procesit mësimor”, thuhet në apelin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtuar mësimdhënësve, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat