Ibrahim Kelmendi: Do isha krenar po ta vrisja Ahmet Krasniqin, vjen reagimi i fuqishëm nga Besa Gaxherri!

Aktuale

Ibrahim Kelmendi: Do isha krenar po ta vrisja Ahmet Krasniqin, vjen reagimi i fuqishëm nga Besa Gaxherri!

Nga: N.Sh Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:58
Ibrahim Kelmendi dhe kolonel Ahmet Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, i ka reaguar ashpër Ibrahim Kelmendit në lidhje me një deklaratë të tij, ku ka thënë se do të ishte krenar po ta vriste kolonel Ahmet Krasniqin.

Gaxherri i quan gënjeshtra, shpifje dhe intriga deklaratat e Ibrahim Kelmendit, i cili ishte një ndër themeluesit e LPK-së.

Deputetja e LDK-së, thotë se LPK-në e SHIK-un do t’i gjykoj Zoti, drejtësia dhe kjo tokë!

Lexojeni statusin e plotë të deputetes Gaxherri:

Broçkullat, LPK-SHIK

Unë vertet kurrë si kam lexuar e as dëgjuar komentet e Ibrahim Kelmendit, por një mik ma dërgoi këtë shkrim dhe më bëri një pyetje në lidhje me genjeshtren e I. Kelmendit referuar deputetit të vrar Smajl Hajdari.

Kur e lexova këtë shkrim edhe pse nuk pata fare deshir qe të merem me këtë person megjithëate ndjeva obligim qe ti them I. Kelmendit se genjeshtren, krimin, intrigen, shpifjen e kercnimin nuk mund ti shitni si patriotizem.

Ne do e kishim pasur më të lehtë qe pas këtyre vrasjeve të shumë patriotëve e intelektualëve të LDK-së të jetë Serbia por ju dhe ne e dim se nuk është ashtu, ju e dini kush i dha urdhërat për këto vrasje.

Ju mund ti keni ,,atributet" e më siperme por familjaret e këtyre patriotëve të vrarë dhe ne koleget e tyre jemi më të menqur se ju, e kuptojm shum lehtë strategjin tuaj që permes shpifjes, e intrigave mundoheni ti fshehni gjurmet e krimit.

Ndjej obligim të jap një sqarim me kompetenc të plot për genjeshtren e I. Kelmendit se gjëja vellau i të ndjeres së nderuar Nekibe Kelmendi, i cili duhet të deklarohet edhe ai publikisht, i paska treguar I.Kelmendit se Smajl Hajdari në njē mbledhje të grupit parlamentar të LDK-së, qenka perplas aq fort me presidentin Rugova sa qe ...

Është krejtësisht e pa vertet, unë kam qenë kolege e deputetit Smajl Hajdari, kurrë ska pasur asnjë perplasje në mes Presidentit Rugova dhe Smajl Hajdarit, kjo ska pasur mundësi të ndodh mes dy njerëzve shum të ngjajshem në mes veti, të urtë, të menqur, patriotë e të guximshem. Presidenti Rugova, personalisht vetë e ka futur në listen e deputetit heroin Smajl Hajdari.

Gjaku i këtyre patriotëve dhe puna e jon nuk do ju len të qetë deri në zbardhjen e seciles vrasje.

Ju LPK-ista e SHIK-ista, do ju gjykoj zoti, drejtësia e kjo tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat