Skënder Hyseni përkujton Ibrahim Rugovën në 13 vjetorin e vdekjes

Aktuale

Skënder Hyseni përkujton Ibrahim Rugovën në 13 vjetorin e vdekjes

Nga: E.K. Më: 21 janar 2019 Në ora: 09:34
Ibrahim Rugova

Në një postim në Facebook, Skënder Hyseni ka rikujtuar Presidentin Ibrahim Rugova në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

Hyseni flet për karakterin e Rugovës, duke e cilësuar atë si njëri të urtë, të ditur dhe me intelekt të pashoq.

“Për Ibrahim Rugovën, interesi nacional ishte i shenjtë dhe shkonte përtej çdo interesi tjetër!”- thekson Hyseni.

Postimi i plotë

Duke përkujtuar Ibrahim Rugovën

Me 21 janar 2005, Kosova dhe kombi shqiptar mbetën pa burrin e madh. Pa Ibrahim Rugovën!

Sot, 13 vite pas, kjo humbje, dita ditës, po duket të jet e pazëvendsueshme. E sotmja dhe e ardhmja jo shumë e kjartë në Kosovën e tij, dhe tonë të dashur është dëshmia më mirë për këte.

Dr.Ibrahim Rugova, ishte njeri i urtë, i ditur me intelekt të pashoq, gjithnjë i qeshur dhe shumë i dashur për njerzit. Ishte tolerant kur e kërkonte interesi i vendit, mirëkuptues dhe unifikues. Për Ibrahim Rugovën, interesi nacional ishte i shenjtë dhe shkonte përtej çdo interesi tjetër!

Ishte ky pra arkitekti i shtetit të pavarur të Kosovës, Presidenti i saj historik Ibrahim Rugova.

Ndërsa e kujtojmë me pikëllim të thellë ditën e shkuarjes së tij në amshim, duhet theksuar e ritheksuar parreshtur se Ibrahim Rugova, me një vision të pashoq instaloi, për herë të parë në Kosovë, një sistem fundamental vlerash demokratike me orientim të padiskutueshëm për miqësi të veçantë me SHBA dhe integrim në BE e NATO.

Ishte konsistent, plot besim, i palëkundur dhe stoik në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

Zoti e bekoftë Ibrahim Rugovën!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

S.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat