Reagimi i Vuçiqit për idenë e Thaçit për shkëmbim territoresh - Bota Sot
Reagimi i Vuçiqit për idenë e Thaçit për shkëmbim territoresh

Aktuale

Reagimi i Vuçiqit për idenë e Thaçit për shkëmbim territoresh

Nga: F.B. Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:11
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se sot nuk është optimist se do të vij deri tek zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës, por kjo nuk do të thotë se nuk shpreson, duke shtuar se është i gatshëm në vendime të vështira, por ato duhet të jenë me kompromis.

Ai duke komentuar thirrjen e presidentit Hashim Thaçi se shkëmbimi i territoreve është zgjedhja më e mirë për përparim në drejtë BE-së dhe NATO-së, porositi se më parë duhet të zgjidhen disa “çështje të thjeshta".

“Nuk është e panjohur se është me rëndësi që me kompromis të zgjidhet çështja e Kosovës, sepse sado që tingëllon keq dhe sado që do të shfrytëzohet për sulme ndaj meje është shumë me rëndësi për ardhmërinë e popullit tonë. Por për çka të flasim kur kemi taksat? Ajo masë anti civilizuese. Po vendosin flamuj në dyqane që qytetarët mos të blejnë prodhimet serbe. Për ata ''smoki'' ka përkatësi etnike, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës, kjo ndodh në territorin që kontrollon Prishtina. Për ata edhe kur kemi lajme të mira si është vendimi, duhet të jemi real serioz edhe përgjegjës”, sqaroi ai.

Vuçiq tha se nuk dihet saktë sa vende e kanë njohur Kosovën se ka manipulime.

“Ne po punojmë punën tonë. Kam frikë nga euforia te ne dhe mendimi se kemi zgjidhur të gjitha problemet. Duam të krijojmë në pozitë më volitshme për Serbinë se që kishim më përpara. Po kryejmë punën tonë me përgjegjësi. Lus qytetarët që mos të mendojnë se për këtë situate në lidhje me Kosovën është më e lehtë. Duhet të kemi parasysh interesin e shqiptarëve dhe fuqive të mëdha që janë deri diku në kundërshtim”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...